Kriza politike dhe lëvizja e lirë
Friday, March 5th, 2010 | Europa | 2 Comments
Në momentin kur institucionet europiane do të marrin një vendim përfundimtar për procesin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, kriza politike vazhdon të mbajë të mbërthyer vendin. Zyrtarët e BE-së, kanë nisur të paralajmërojnë gjithnjë e më hapur se situata politike po rrezikon hapat e mëtejshëm integrues të vendit e në këtë aspekt mund të përfshihet edhe vendimmarrja për lëvizjen e lirë. Por, a duhet të bllokohet procesi i liberalizimit të vizave të qytetarëve shqiptarë për faj të politikës që nuk arrin të gjejë dialogun ? A duhet të ndëshkohen qytetarët për papërgjegjshmërinë e politikanëve të tyre ?
Negociatat dhe rihapja e kutive
Thursday, February 4th, 2010 | tema e dites | 9 Comments
Presidenti i Republikës ka zyrtarizuar vullnetin e tij për të negociuar në zgjidhjen e krizës politike. Një rol që nuk duket aspak i lehtë duke patur parasysh që asnjë nga palët nuk ka shfaqur deri më sot ndonjë shenjë tolerimi mbi “thembrën e Akilit”, rihapjen e kutive të votimit. Në të njëjtën pozitë të vështirë duket se do të gjenden edhe ndërkombëtarët, të cilët janë përfshirë kësaj here përkundër dëshirës së tyre në mosmarrëveshjet e brendshme të politikës shqiptare. Cili mendoni se mund të jetë fati i këtyre negociatave dhe si mund të gjendet një zgjidhje që të kënaqë të dyja palët?
Shqipëria dhe Kosova, sa pranë e larg
Wednesday, February 17th, 2010 | tema e dites | 1 Comment
Në dy vjetorin e pavarësisë së Kosovës, mund të themi pa frikë se diplomacia shqiptare ka ndihmuar me të gjitha mundësitë e saj për njohjen në arenën ndërkombëtare të shtetit më të ri në botë. Por kur vjen fjala tek bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve tona, ka ende shumë për të bërë. Në cfarë optike duhet të shihet bashkëpunimi i ardhshëm Shqipëri-Kosovë ? Cila duhet të jetë qasja politike shqiptare dhe kosovare, në eleminimin e barrierave të deritanishme ?
I gjithë faji i sistemit zgjedhor?
Saturday, January 30th, 2010 | tema e dites | 3 Comments
Sistemi zgjedhor që u aplikua në zgjedhjet e fundit parlamentare, proporcionali rajonal, po shihet nga një pjesë e mirë e spektrit politik si jo i përshtatshëm për kushtet e Shqipërisë. Aleati kyc i mazhorancës, LSI-ja, është shprehur vendosmërisht përpara zgjedhjeve kundër këtij sistemi, ndërkohë që ka gjithnjë e më tepër zëra brenda opozitës të cilët e shohin shkakun e humbjes tek përcaktimi i kësaj formule. A mendoni se sistemi zgjedhor ka ndikuar në situatën e sotme politike? A duhet të ndryshojë sërish ky sistem apo duhet të gjenden forma të tjera për të rifituar besimin tek procesi zgjedhor ?
Meritë e Berishës apo gabimi i PD?
Tuesday, December 15th, 2009 | tema e dites | 3 Comments
Kuvendi i 9-të kombëtar i Partisë Demokratike, ashtu siç pritej konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e palëkundur të kësaj partie ndaj kryetarit të saj, Sali Berisha. Lideri demokrat, vazhdon të ketë të njëjtën mbështetje të palëkundur brenda partisë së tij gjatë këtyre 18-19 viteve të fundit, duke regjistruar emrin e tij si drejtuesi më jetëgjatë në skakierën e politikës shqiptare të postkomunizmit. Shumë zëra jashtë së djathtës, e cilësojnë këtë mungesë rivaliteti dhe jetëgjatësi të Berishës, si një mungesë demokracie të brendshme në PD dhe nënshtrim të strukturave përbërëse të kësaj partie. A mendoni se është normale ky shqetësim ? A duhet të shihet jetëgjatësia e një lideri si një keqfunksionim i demokracisë së një partie ?
Politika në udhëkryqin e krizës
Friday, November 27th, 2009 | tema e dites | 5 Comments
Bojkoti i parlamentit nga opozita dhe refuzimi për të rinumëruar kutitë e votimit, po e agravojnë cdo ditë e më tepër krizën politike që ka mbërthyer politikën shqiptarë që pas 28 qershorit. Gjithcka ndodh në momentet me delikate për proceset e integrimit në strukturat europiane duke e rrezikuar së tepërmi imazhin e vendit. Mungesa e dialogut ndërpartiak po bllokon gjithashtu edhe shumë reforma të nevojshme për sektorë që ndikojnë në përmirësimin e situatës ekonomike dhe sociale të gjithësecilit. Cilat mendoni se mund të jenë rrugët për gjetjen e një kompromisi politik për zgjidhjen e kësaj situate ?
Bojkoti i zgjedhjeve nga opozita
Sunday, October 18th, 2009 | tema e dites | 1 Comment

adobe cs4 buy adobe software, autodesk softwarecheap software store
Pas refuzimit për të zënë vendet e saj në Kuvend, Partia Socialiste ka zyrtarizuar së fundi edhe mospërfshirjen në zgjedhjet e pjesshme vendore të 15 nëntorit. Megjithë disa zëra kundër bojkotit brenda PS dhe këshillat e ndërkombëtarëve për t’iu rikthyer debatit parlamentar, opozita duket e vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës së saj për hapjen e kutive të 28 qershorit, në emër të “mbrojtjes së demokracisë”. A mendoni se ky bojkot i zgjedhjeve, pra i demokracisë, është rruga e duhur?
I pandehuri Mediu në qeveri
Wednesday, September 9th, 2009 | tema e dites | 2 Comments
Një grup analistësh të medias dhe veprimtarësh të shoqërisë civile, kanë inicuar ditët e fundit një peticion kundër përshirjes së z.Fatmir Mediu në kabinetin e ri qeveritar. Shkak i këtij qëndrimi publik, është fakti që z.Mediu është duke u gjykuar si një nga zyrtarët kryesorë që krijuan kushtet për tragjedinë e Gërdecit. A mendoni se ky rikthim në qeveri i kreut të republikanëve, mund të cënojë një proces të rregullt gjyqësor ndaj tij ? A përbën kjo përfshirje e Mediut, një problem politik dhe moral të kryeministrit dhe kabinetit të tij qeveritar ?
Cili do jetë modeli ynë europian
Monday, August 3rd, 2009 | Europa | 2 Comments

Shqiptarët e kanë shprehur në unanimitet dëshirën e tyre për të qënë pjesë e familjes europiane. Ky proçes integrimi ka disa dimensione si dhe modalitete përkatëse dhe perspektivat e zhvillimit të një vendi luhaten mes këtyre modaliteteve. Ashtu si edhe vendet e tjera, që janë bërë së fundi pjesë e BE-së, Shqipëria duhet të gjejë drejtimin e duhur në proçesin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në mënyrë që të përballojë sfidat në një hapësirë të madhe konkuruese. Cilat mendoni se mund të jenë disa nga perspektivat e zhvillimit të Shqipërisë dhe vetë rajonit ballkanik në kuadrin e proçeseve integruese sipas dimensioneve të ndryshme? Si mund të ndikojë debati publik intelektual dhe profesional për këtë çështje?
A mban përgjegjësi lideri i PS
Tuesday, July 28th, 2009 | Zgjedhjet 2009 | 3 Comments
Rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit i ka ndarë në mëdyshje socialistët, nëse lideri i tyre duhet të vlerësohet për faktin se partia e tyre është forca më e madhe në vend, apo nëse ai duhet të largohet për shkak se nuk arriti të sjellë partinë në pushtet. Zërat kundër Ramës në parti, po akuzohen nga pjesa tjetër e socialistëve si tradhtarë, e pse jo në disa rrethe janë marrë edhe hapa për ndëshkimin e “rebelëve”. Një situatë që rrezikon t’i marrë frymën edhe më tej të shumëvlerësuarës demokraci e brendshme e Partisë Socialiste. A mendoni se duhet të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë lideri i PS dhe stafi i tij i ngushtë në rast se organizimi i fushatës, programi dhe përballja elektorale, nuk arritën të sjellin në pushtet forcën që drejton ?
Pyetje liderit
Search
Komentet e fundit
- etase on Kriza politike dhe lëvizja e lirë
- admin on Kriza politike dhe lëvizja e lirë
- admin on Shqipëria dhe Kosova, sa pranë e larg
- admin on Negociatat dhe rihapja e kutive
- admin on Negociatat dhe rihapja e kutive







