Zgjedhjet 2009
Radikalizimi i protestës së opozitës
Wednesday, May 12th, 2010 | tema e dites | 2 Comments
Pas 11 muajsh bojkoti e mitingjesh për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, opozita e ka radikalizuar në esktrem protestën e saj duke ndërmarrë grevën e urisë. Ndërkohë që 200 deputetë dhe militantë socialistë refuzojnë ushqimin në formë presioni ndaj qeverisë dhe mazhorancës, në të gjithë vendin ka nisur bllokimi i akseve rrugore si shenjë e mëtejshme e rezistencës opozitare.
A mendoni se greva e urisë është mjeti i duhur për arritjen e qëllimeve të opozitës ? Cilat mund të jenë rrugëdaljet nga kjo situatë?
Protesta dhe kriza ekonomike
Thursday, April 29th, 2010 | tema e dites | 3 Comments
Protesta e opozitës po përpiqet të vendosë thuajse në një plan akuzat për krizën ekonomike që po përjeton vendi me akuzat për vjedhjen e votës. Lideri Rama e ka riformuluar oponencën e tij ndaj maxhorancës duke thënë se këta njerëz, që kanë vjedhur votën, nuk janë përgjegjës ndaj votuesit dhe kjo i bën të papërgjegjshëm edhe ndaj vendit, duke rreshtuar, më një anë, pasojat e kësaj papërgjegjshmërie: faturat e papërballueshme që duhet të paguajnë njerëzit për elektrikun, telefonat, apo ilaçet dhe më anë tjetër, korrupsionet e pushtetit.
Sa përgjegjësi mund t’i ngarkohen qeverisë dhe politikës shqiptare për këtë situatë ekonomike të vendit?
Administrata anemike
Tuesday, April 6th, 2010 | tema e dites | 3 Comments
Gjatë 20 viteve të fundit të tranzicionit shqiptar, administrata publike vazhdon të vuajë të njëjtat probleme të rënda. Rotacioni i pushtetit, shoqërohet gjithmonë me ndryshime të shumta në stafet e ekspertëve, duke anashkaluar meritat profesionale për hir të shpërblimit të militantëve partikë. Kjo situatë, ku nuk respektohet statuti i nëpunësit civil dhe nuk vlerësohen meritat në punë, ndikon drejtpërdrejtë në mungesën e një administrate profesionale dhe të pakorruptuar. Si e vlerësoni nivelin e administratës së sotme dhe cilat janë rrugët për të ndryshuar këtë situatë ?
Shqipëria dhe Kosova, sa pranë e larg
Wednesday, February 17th, 2010 | tema e dites | 2 Comments
Në dy vjetorin e pavarësisë së Kosovës, mund të themi pa frikë se diplomacia shqiptare ka ndihmuar me të gjitha mundësitë e saj për njohjen në arenën ndërkombëtare të shtetit më të ri në botë. Por kur vjen fjala tek bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve tona, ka ende shumë për të bërë. Në cfarë optike duhet të shihet bashkëpunimi i ardhshëm Shqipëri-Kosovë ? Cila duhet të jetë qasja politike shqiptare dhe kosovare, në eleminimin e barrierave të deritanishme ?
Negociatat dhe rihapja e kutive
Thursday, February 4th, 2010 | tema e dites | 9 Comments
Presidenti i Republikës ka zyrtarizuar vullnetin e tij për të negociuar në zgjidhjen e krizës politike. Një rol që nuk duket aspak i lehtë duke patur parasysh që asnjë nga palët nuk ka shfaqur deri më sot ndonjë shenjë tolerimi mbi “thembrën e Akilit”, rihapjen e kutive të votimit. Në të njëjtën pozitë të vështirë duket se do të gjenden edhe ndërkombëtarët, të cilët janë përfshirë kësaj here përkundër dëshirës së tyre në mosmarrëveshjet e brendshme të politikës shqiptare. Cili mendoni se mund të jetë fati i këtyre negociatave dhe si mund të gjendet një zgjidhje që të kënaqë të dyja palët?
I gjithë faji i sistemit zgjedhor?
Saturday, January 30th, 2010 | tema e dites | 3 Comments
Sistemi zgjedhor që u aplikua në zgjedhjet e fundit parlamentare, proporcionali rajonal, po shihet nga një pjesë e mirë e spektrit politik si jo i përshtatshëm për kushtet e Shqipërisë. Aleati kyc i mazhorancës, LSI-ja, është shprehur vendosmërisht përpara zgjedhjeve kundër këtij sistemi, ndërkohë që ka gjithnjë e më tepër zëra brenda opozitës të cilët e shohin shkakun e humbjes tek përcaktimi i kësaj formule. A mendoni se sistemi zgjedhor ka ndikuar në situatën e sotme politike? A duhet të ndryshojë sërish ky sistem apo duhet të gjenden forma të tjera për të rifituar besimin tek procesi zgjedhor ?
Meritë e Berishës apo gabimi i PD?
Tuesday, December 15th, 2009 | tema e dites | 3 Comments
Kuvendi i 9-të kombëtar i Partisë Demokratike, ashtu siç pritej konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e palëkundur të kësaj partie ndaj kryetarit të saj, Sali Berisha. Lideri demokrat, vazhdon të ketë të njëjtën mbështetje të palëkundur brenda partisë së tij gjatë këtyre 18-19 viteve të fundit, duke regjistruar emrin e tij si drejtuesi më jetëgjatë në skakierën e politikës shqiptare të postkomunizmit. Shumë zëra jashtë së djathtës, e cilësojnë këtë mungesë rivaliteti dhe jetëgjatësi të Berishës, si një mungesë demokracie të brendshme në PD dhe nënshtrim të strukturave përbërëse të kësaj partie. A mendoni se është normale ky shqetësim ? A duhet të shihet jetëgjatësia e një lideri si një keqfunksionim i demokracisë së një partie ?
Politika në udhëkryqin e krizës
Friday, November 27th, 2009 | tema e dites | 5 Comments
Bojkoti i parlamentit nga opozita dhe refuzimi për të rinumëruar kutitë e votimit, po e agravojnë cdo ditë e më tepër krizën politike që ka mbërthyer politikën shqiptarë që pas 28 qershorit. Gjithcka ndodh në momentet me delikate për proceset e integrimit në strukturat europiane duke e rrezikuar së tepërmi imazhin e vendit. Mungesa e dialogut ndërpartiak po bllokon gjithashtu edhe shumë reforma të nevojshme për sektorë që ndikojnë në përmirësimin e situatës ekonomike dhe sociale të gjithësecilit. Cilat mendoni se mund të jenë rrugët për gjetjen e një kompromisi politik për zgjidhjen e kësaj situate ?
Bojkoti i zgjedhjeve nga opozita
Sunday, October 18th, 2009 | tema e dites | 1 Comment

adobe cs4 buy adobe software, autodesk softwarecheap software store
Pas refuzimit për të zënë vendet e saj në Kuvend, Partia Socialiste ka zyrtarizuar së fundi edhe mospërfshirjen në zgjedhjet e pjesshme vendore të 15 nëntorit. Megjithë disa zëra kundër bojkotit brenda PS dhe këshillat e ndërkombëtarëve për t’iu rikthyer debatit parlamentar, opozita duket e vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës së saj për hapjen e kutive të 28 qershorit, në emër të “mbrojtjes së demokracisë”. A mendoni se ky bojkot i zgjedhjeve, pra i demokracisë, është rruga e duhur?
I pandehuri Mediu në qeveri
Wednesday, September 9th, 2009 | tema e dites | 2 Comments
Një grup analistësh të medias dhe veprimtarësh të shoqërisë civile, kanë inicuar ditët e fundit një peticion kundër përshirjes së z.Fatmir Mediu në kabinetin e ri qeveritar. Shkak i këtij qëndrimi publik, është fakti që z.Mediu është duke u gjykuar si një nga zyrtarët kryesorë që krijuan kushtet për tragjedinë e Gërdecit. A mendoni se ky rikthim në qeveri i kreut të republikanëve, mund të cënojë një proces të rregullt gjyqësor ndaj tij ? A përbën kjo përfshirje e Mediut, një problem politik dhe moral të kryeministrit dhe kabinetit të tij qeveritar ?
Pyetje liderit
Search
Komentet e fundit
- etase on Kriza politike dhe lëvizja e lirë
- admin on Protesta dhe kriza ekonomike
- anila_2010 on Radikalizimi i protestës së opozitës
- etase on Radikalizimi i protestës së opozitës
- Edlira Gjoni on Protesta dhe kriza ekonomike
Me te lexuarat
- No results available









