Cili do jetë modeli ynë europian
Monday, August 3rd, 2009 | Europa

Shqiptarët e kanë shprehur në unanimitet dëshirën e tyre për të qënë pjesë e familjes europiane. Ky proçes integrimi ka disa dimensione si dhe modalitete përkatëse dhe perspektivat e zhvillimit të një vendi luhaten mes këtyre modaliteteve. Ashtu si edhe vendet e tjera, që janë bërë së fundi pjesë e BE-së, Shqipëria duhet të gjejë drejtimin e duhur në proçesin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në mënyrë që të përballojë sfidat në një hapësirë të madhe konkuruese. Cilat mendoni se mund të jenë disa nga perspektivat e zhvillimit të Shqipërisë dhe vetë rajonit ballkanik në kuadrin e proçeseve integruese sipas dimensioneve të ndryshme? Si mund të ndikojë debati publik intelektual dhe profesional për këtë çështje?
2 Comments to Cili do jetë modeli ynë europian
Intelektuali dhe modeli europian
Shqipëria tashme i ka pak a shume strategjitë e veta sektoriale dhe nder-sektoriale ku me e rëndësishmja është strategjia për zhvillim dhe integrim SKZHI, e miratuar pak kohe me pare. Kryefjala e te gjitha strategjive te te gjitha qeverive është integrimi evropian i Shqipërisë. Ajo qe të bën më se shumti përshtypje është se ne te gjitha strategjitë, qofte ato sektoriale, te gjithë aktoret politike janë dakord, janë dakord madje edhe për planet e veprimit ne zbatim te këtyre strategjive.
Lind pyetja se çfarë mund te beje një politikan përballe një strategjie apo një plani veprimi ? Misioni i një politikani është të përcjelle një set vlerash dhe parimesh, te imponojë në elektorat ato vlera për te cilat ai beson dhe me pas ne raport me mbështetjen qe do te fitoje te implementoje ato ne veprimtarinë e shtetit.
Sigurisht është fat te kesh një politikan i cili njëkohësisht është edhe intelektual, por kjo pak e ndryshon natyrën e politikanit dhe zakonisht nuk është i tille sepse intelektual do te thotë te jesh shume i specializuar ndërsa politikan do te thotë te jesh sa me i integruar çka vjen ne kundërshtim me specializimin dhe kjo e bën natyrshëm te vështire pasjen e një politikani intelektual.
Përveçse përzgjedhje objektivash një strategji është edhe përzgjedhje opsionesh dhe renditje prioritetesh. Një plan veprimi konsiston ne përzgjedhjen e praktikave me te mira dhe përdorim eficent te resurseve për adresimin prioriteteve.
E gjithë kjo veprimtari kërkon një ekspertize profesionale te shkalles me te larte e materializuar ne opsione te ndryshme sipas eksperteve te cilët përgjithësisht nuk mund te bien 100% dakord ne asnjë vend te botes. Po si është e mundur qe ne vendin tone nuk ka fare mospërputhje për alternativat e zhvillimit ne fusha te ndryshme te jetës publike ?
Ka vetëm një shpjegim, mungon ekspertiza te nevojshme profesionale dhe debati intelektual për çështje te ndryshme, mungon materiali baze për formimin e alternativave. Nuk mund te presim tjetër nga një lider, politikan perverse te shqyrtoje arritjet, opsionet, praktikat me te mira për çdo fushe dhe ne raport me vlerat te cilat i mbart si politikan te formuloje alternativen e tij.
Nuk mund te presim nga politikan te beje një analize profesionale te variabile-ve te energjisë, naftës, bujqësisë apo ndikimin e ndërsjelle nga njëra fushe tek njëra etj. Edhe me e rende është te pretendojmë qe mendimin profesional ta veshim me ngjyra politike, sipas stilit qe çdo force politike ka ekspertet e vet.
Një intelektual ka për mision, përveç standardeve profesionale, te nxjerr ne pah edhe thelbin e çështjes, rendësin qe merr një çështje e caktuar ne te gjithë kontekstet ne te cilat mund ta përcjellin rrethanat. Ai përcakton raportin e një çështje, kauze, shkence etj, me shoqërinë dhe kohen përmes një analize neutrale ne emër te parimeve profesionale dhe te vërtetës ashtu siç edhe e percepton. Ne ketë kuptim një ekspert i një partie është një hap pas intelektualit pasi ai ka një mision dhe një perspektive qe ndryshon nga ajo e ekspertit profesionist dhe e intelektualit.
Por një intelektual është me shume se kaq. Nëse ekspertet e partive përdorin arritjet e profesionisteve për te realizuar misionin e tyre, janë intelektualet qe përcaktojnë kufijtë e përdorimit te këtyre praktikave nga politikanet. Ne një shoqëri normale debati intelektual kthehet ne një institucion moral. Intelektualet e vërtete vene kufij për çdo fushe dhe për çdo njeri qe vendos te angazhohet ne jetën publike. Aty ku intelektualet bien dakord kemi te bëjmë me një standard te vendosur tashme i cili kthehet ne një kriter me te cilin publiku gjykon jetën publike te secilit.
Aty ku intelektualet debatojnë ka vend për zgjedhje dhe ka vend për zhvillim te qëndrueshëm pasi ata sjellin ne vëmendje shume elemente pa te cilët një politike e caktuar do te ishte e mangët.
Zhvillimi dhe emancipimi i jetës politike nuk mund te kuptohet pa një zhvillim dhe konsolidim te veprimtarisë dhe mendimit intelektual, i cili natyrshëm përkthehet ne debat intelektual. Mungesa e këtij debati e ka privuar politiken shqiptare nga lënda e pare me te cilën te ndërtohen alternativat e zhvillimit te vendit nga faktorët politike.
Është e interesante tek shikojmë ide novatore te formulohen para intelektualeve nga politikanet dhe ekspertet e tyre.
Ne këtë linje mund te themi pa frike se këmbëngulja e kryeministrit për te ndërtuar me çdo çmim autostradën me te shkurtër qe lidh dy pjesët me te mëdha te shqiptareve te rajonit, Shqipërinë dhe Kosovën është një hap përpara debatit intelektual ne Shqipëri. Kjo për disa arsye;
1. Së pari intelektualet shqiptare nuk denjojnë te marrin ne konsiderate asnjëherë me thellësinë e duhur faktin qe vendi ynë është i rrethuar gjithandej nga popullsi shqiptare e cila detyrimisht është faktor zhvillimi ose e kundërta sipas rastit.
Shtypi, media ne përgjithësi apo edhe literatura nuk merr ne konsiderate popullsinë shqiptare jashtë kufirit ani pse me kushtetute shteti shqiptar është i detyruar te mbroje interesat e tyre. Te paktën po aq sa Serbia edhe ne duhet te kemi interesa të të gjitha natyrave në Kosove. Fakti se një grup njerëzish kane primatin e te berit analize ne media, se një grup njerëzish kane primatin te bëjnë politiken e madhe, se një grup njerëzish kane primatin te quhen intelektuale dhe faktin se te gjithë këta se bashku kane vendosur ta shmangin për sa te jete e mundur cekjen e hapësirës shqiptare ne rajon nuk do te thotë aspak se kjo hapësire nuk ekziston. Ne këtë kontekst është shumë e çuditshme se si ekspertet e transportit dhe ekonomisë kishin llogaritur një fluks makinash ne autostradën e shqiptareve tre here me te vogël se fluksi i saj akoma pa u hapur plotësisht. Ne na interesojnë tregjet dhe hapësirat e përbashkëta me te gjithë vendet e BE-së por shqiptaret e rajonit kane akoma një rol dytësor ne këtë drejtim. Kemi interes për komunitetin shqiptar ne Egjipt dhe Kanada por nuk na intereson se çfarë behet ne Dibër te madhe. Ndërtimi i autostradës qe lidh shqiptaret ka kthyer ne një fare mënyre vëmendjen nga ekzistenca e shqiptareve përreth. Le te shpresojmë se kjo do te behet pjese e faktorëve qe do te merren ne konsiderate kur te hartojmë strategji politike, ekonomike, kulturore etj.
2. Së dyti asnjëherë nuk merret ne konsiderate fakti që jemi i vetmi vend i rajonit i cili nuk është i lidhur me infrastrukture me vendet e rajonit, as me hekurudhe as me linje automobilistike dhe as nuk kemi, porte, aeroporte te mjaftueshme apo kushte te tjera për te zhvilluar një lloj tjetër infrastrukture.
Fatkeqësisht ne jemi te fokusuar vetëm se çfarë ndodh ne Bruksel apo Uashington dhe jemi aq te fokusuar atje, sa harrojmë fare realitetin ku jetojmë. Për çudinë e te te gjithëve nuk i mëshohet asnjëherë në analizat apo debatet mediatike se ne jemi një ishull qe vetëm një aeroport dhe një port kemi për te komunikuar me boten përreth dhe rrotullohemi ne analiza ditore përfitim-kosto te rrugës se vetme automobilistike ne standarde bashkëkohore qe na lidh me vendet e tjera. A ka kosto me te madhe se te mos jemi ne asnjë harte transporti ndërkombëtar ? Intelektualet duhet ta thonë fjalën e vet në sensin me te gjere te mundshëm mbi analizën “kosto-përfitim” që ka mbërthyer arenën politike prej kohesh në lidhje me këtë çështje. Shpresoj se kjo rruge dhe ndikimi i saj te na tërheqë me shume vëmendjen drejt marrjes ne konsiderate te rolit dhe oportuniteteve tona ne gjeografinë e rajonit dhe e anasjella.
3. Së treti nuk konsiderohet se tjetër është te merren ne analize elementët thelbësor te infrastrukturës se vendit dhe tjetër është te marrësh ne konsiderate rekomandimet e ndryshme te organizmave ndërkombëtare qe ndryshojnë ne rastin me te mire sipas interesave te politikes se ditës ne këto organizma dhe ne rastin me te keq sipas oreksit te secilit ekspert ordiner te disa organizatave.
Është krijuar tashme një situatë e rëndomte ku në asnjë fushe të veprimtarisë intelektuale nuk mund te shkruash dhe as te besh analizë nëse nuk ka vend për të cituar kolosët e mendimit botëror. Dakord, po si t’ia bëjmë që për situatat shqiptare për sistemet specifike socio-ekonomike, kushtet natyrore apo sistemet e vlerave tona nuk ka bërë analizë asnjë nga kolosët e mendimit botëror. Në këtë pikë për sa i takon shkencave shoqërore të diplomuarit në perëndim përbëjnë një hap mbrapa, sidomos moshat e reja që edhe kanë jetuar ne Shqipëri shumë pak. Ata zënë te gjithë hapësirën mediatike duke marre shtjelluar se çfarë do të thotë njëri apo tjetri parim ne formën e tyre të pastër, ashtu siç nuk zbatohen në asnjë vend të botës. Mirëpo këto analiza janë shumë larg realitetit, nëse nuk arrijmë të shohim ne sy realitetin tone pavarësisht nëse u përshtatet teorive bashkëkohore apo jo ne nuk mund te ndërtojmë receta dhe as strategji te qëndrueshme, por do te përfundojmë duke ndërmarrë iniciativa si p.sh ligji anti-duhan, pasi me te drejtë gjykohet se ne te gjitha vendet perëndimore është e njëjta praktikë. Në të vërtetë pasojat janë më të dëmshme sesa mund te gjykohet me shikim të pare, pasi me iniciativa te tilla te pa menduara dëmtohet ndërgjegjja juridike, dhe koncepti i ligjit ne vetvete është sulmuar.
Është e turpshme të shohësh se si njerëzit që mbrojtën jetën dhe nderin e tyre dhe te familjes së tyre (UÇK), nga shumë shqiptarë lavdërohen sot më shumë me faktin se kanë qenë aleatë të NATO-s sesa për faktin kanë luftuar nën flamurin shqiptar.
Ideja e rrugës ishte e paparashikuar ne raportet dhe rekomandimet e Brukselit e megjithatë është vepra më e madhe e shqiptarëve, le të shpresojmë se do të ndikojë sadopak ne një thellim të intelektualëve shqiptar edhe në ato çështje për të cilat nuk ka rekomandime specifike nga ndërkombëtarët.
Nga te gjithë pa asnjë përjashtim nënvleftësohet rëndësia dhe thelbi i çështjes kombëtare. Është krijuar tashme standard që nëse flet për çështjen kombëtare do të thotë se jo vetëm nuk je në trend te zhvillimeve por edhe je kundër integrimit evropian të vendit tonë. Duket sikur kemi të bëjmë me dy pole të cilat shtyjnë njëra tjetrën. Intelektualet shqiptare kanë zgjedhur të qëndrojnë në anën e kundërt të çështjes shqiptare. Është paradoks që serbët negociojnë me lëshimet që bëjnë në raport me çështjen shqiptare, maqedonasit po ashtu etj, ndërsa shqiptarët kanë kompleks të trajtojnë këtë çështje. Mos trajtimi në themel i çështjes kombëtare nuk e ul fare rëndësinë e saj, përkundrazi mund të përkeqësoj pasojat duke qenë se nuk kemi te bëjmë me strategji të trajtimit të çështjes. Mos marrja në konsideratë e çështjes kombëtare nuk do të thotë të largojmë telashet prej vetes sikurse mund të mendojnë shume intelektuale, por ekzaktesisht e kundërta. Duke mos patur një strategji të përbashkët dhe të detajuar, një agjendë të çështjes kombëtare pasojat mund te jenë shumë serioze për shkak të mos pasjes nën kontroll të situatës. Asnjëherë nuk duhet nënvleftësuar se për çështjen kombëtare janë gjithmonë gati për të sakrifikuar jetën e tyre mijëra vetë, dhe për të kontribuuar me mënyra të ndryshme edhe dhjetëra herë aq, pra mjaftueshëm për të prishur stabilitetin e krejt rajonit. Ndërsa për çështjet të integrimit evropian rrezikon që edhe rivendosja e dënimit me vdekje ta konkurrojë si prioritet i njerëzve të thjeshtë. Nëse ndjenja të kësaj natyre arrijnë të instrumentalizohen në një mënyre apo në një tjetër, faji për këtë është vetëm i intelektualëve shqiptare. Ndërtimi i kësaj rruge po nxjerr në pah dëshirat dhe ndjenjat e njerëzve të thjeshtë në raport me të qenit shqiptar, të shpresojmë se intelektualët tanë do të ndikohen nga kjo për të marre në dorë trajtimin e çështjes kombëtare më përgjegjësi dhe profesionalizëm përpara se të jetë vonë.
Hysni Ahmetaj
(SHSHSP ‘09)
11/12/2009
Stacioni i fundit i liberalizimit
nga Elira Çanga
Mund të nisesh i pari edhe për të qenë i fundit. Sado paradoksale të duket, kjo është ajo çfarë i ka ndodhur Shqipërisë në përpjekjen për të mundësuar lëvizjen e lirë të shtetasve të saj në vendet e bllokut europian. Rruga e liberalizimit të vizave nuk dukej të ishte aspak e lehtë, që kur u përmend për herë të parë, pak kohë pas Samitit të Selanikut të vitit 2003, si një mundësi që u ofrohej vendeve të Ballkanit për t’u përafruar me BE-në. Standardet për t’u plotësuar, të ndara në katër blloqe kryesore, ishin të njëjta për të gjitha vendet e rajonit; siguria e dokumenteve, emigracioni i paligjshëm, përfshi këtu edhe ripranimin, siguria dhe rendi publik si dhe të drejtat themelore dhe marrëdhëniet e jashtme. Vendet e rajonit kanë jo pak ngjashmëri për sa i përket politikës dhe ekonomisë, dhe shpesh e gjejnë veten në situata të brendshme të pakëndshme, por kjo nuk i pengoi aspak Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë të plotësonin kushtet kryesore për të siguruar marrëveshjen e liberalizimit të vizave para fundit të këtij viti. Kjo, pavarësisht nga fakti se Shqipëria në një farë mënyre e kishte nisur më herët procesin, duke nënshkruar që në maj të vitit 2006 marrëveshjen e ripranimit, një kusht i rëndësishëm për vazhdimësinë e procesit që finalizohej me heqjen e vizave. Veç Maqedonisë, që e nënshkroi këtë pakt që në vitin 2003, Serbia dhe Mali i Zi ishin disi vonë, duke e nënshkruar vetëm në maj e tetor 2007, respektivisht. Dialogu për vizat nisi në shkurt-maj të vitit 2008, dhe raporti i parë i gatishmërisë nga Shqipëria u paraqit në shtator të po këtij viti, njësoj si edhe vendet e tjera. Por, ndryshe nga këto vende, Shqipëria duket se bëri më pak në 3 vitet e fundit për të përmbushur kërkesat e vazhdueshme të Komisionit Europian lidhur me këtë. Veç “përtesës” në plotësimin e këtyre kërkesave, që me fjalë të thjeshta lidhen me pajisjen e shtetasve me pasaporta biometrike dhe kontrollin e integruar të kufijve, Shqipëria u shfaq edhe më pak e vëmendshme ndaj vërejtjeve të Komisionit Europian lidhur me raportin e saj të gatishmërisë. Raporti i autoriteteve shqiptare nuk u bë ndonjëherë publik për median, dhe në të nuk u përfshi asnjë institucion tjetër veç ekzekutivit, madje raporti nuk u diskutua as në parlament. Se sa u morën parasysh vërejtjet e komisionit, kjo u bë e qartë në kohën kur ekspertët e BE-së vizituan Shqipërinë në janar-prill të këtij viti dhe konstatuan se vendi nuk i kishte plotësuar ende kushtet themelore, dhe ndaj dyert e BE-së nuk mund të hapeshin kaq shpejt për të. Retorika politike dhe ethet e fushatës elektorale kishin përfshirë vendin në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit, dhe autoritetet më shumë u përqendruan në thirrjet për të pajisur qytetarët me kartat e identitetit që do të përdoreshin në votime, sesa pasaportat biometrike që ishin kushti i parë për heqjen e vizave. Procesi ishte lënë në harresë, edhe pse momenti final i tij, liberalizimi i vizave po përdorej rëndom në një fushatë të nxehtë elektorale që mbajti pezull administratën për më shumë se disa muaj. Shqipëria “u penalizua” nga Komisioni Europian, duke mos u përfshirë në listën e bardhë të Shengenit, ashtu si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi dhe duke u renditur njësoj me Bosnjën problematike, në fund të rrugës për heqjen e vizave. Shansi i fundit është vizita e afërt e ekspertëve të BE-së, që duhet të inspektojnë situatën në vend dhe arritjet që prej majit të këtij viti me standardet e përcaktuara për të mundësuar lëvizjen e lirë. Por, procesi i liberalizimit të vizave nuk është një proces rreptësisht teknik. Plotësimi i kushteve të vendosura, më të rëndësishmet mes të cilave janë pajisja e qytetarëve me pasaportat biometrike dhe kontrolli i integruar i kufijve, nuk mund të ndahen nga i gjithë procesi politik në vend. Përpjekja për t’u përafruar me Bashkimin Europian qëndron në gatishmërinë e vendit për të përmbushur këto kushte dhe për të siguruar njëkohësisht se Shqipëria është një vend i stabilizuar tashmë, që garanton zbatimin e ligjit në çdo rast. Përtej retorikave pa fund dhe përpjekjeve për të përfituar politikisht nga ky proces më i ndjeshëm për qytetarët shqiptarë sesa vetë integrimi në Bashkimin Europian, duhet thënë qartë se ai dëshmon aftësinë e institucioneve të një shteti, teston kapacitetin e tyre për të përmbushur standardet. Treni i kësaj here ka shkuar dhe tjetri do të jetë pranvera e vitit të ardhshëm, kur Shqipëria të kalojë provën e radhës para ekspertëve të BE-së. Nëse progresi do të jetë modest deri atëherë, shqiptarët duhet të ndihen të shqetësuar vërtet.
(Botuar ne “Gazeta Shqiptare”)
Elira Çanga
(SHSHSP ‘09)
Leave a comment
You must be logged in to post a comment.
Pyetje liderit
Search
Komentet e fundit
- etase on Kriza politike dhe lëvizja e lirë
- admin on Protesta dhe kriza ekonomike
- anila_2010 on Radikalizimi i protestës së opozitës
- etase on Radikalizimi i protestës së opozitës
- Edlira Gjoni on Protesta dhe kriza ekonomike
Me te lexuarat
- No results available

11/08/2009