Meritë e Berishës apo gabimi i PD?
Tuesday, December 15th, 2009 | tema e dites
Kuvendi i 9-të kombëtar i Partisë Demokratike, ashtu siç pritej konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e palëkundur të kësaj partie ndaj kryetarit të saj, Sali Berisha. Lideri demokrat, vazhdon të ketë të njëjtën mbështetje të palëkundur brenda partisë së tij gjatë këtyre 18-19 viteve të fundit, duke regjistruar emrin e tij si drejtuesi më jetëgjatë në skakierën e politikës shqiptare të postkomunizmit. Shumë zëra jashtë së djathtës, e cilësojnë këtë mungesë rivaliteti dhe jetëgjatësi të Berishës, si një mungesë demokracie të brendshme në PD dhe nënshtrim të strukturave përbërëse të kësaj partie. A mendoni se është normale ky shqetësim ? A duhet të shihet jetëgjatësia e një lideri si një keqfunksionim i demokracisë së një partie ?
3 Comments to Meritë e Berishës apo gabimi i PD?
Mungesa e demokracise si ne Shqiperi dhe ne Kosove
Nuk eshte per t’u habitur, ne shqiptaret e kemi zakon, qe nga fillimi e deri ne fund, te jemi ne krye te “oxhakut”.
Jo qe nuk ka konkurence e rivalitet, por edhe ju vete e ceket “mungese demokracie e brendshme”, nje e vertete qe ekziston ne Kosove, e jo vetem ne Shqiperi.
Ne Kosove, postin e te parit te LDK-s e mban te ngrire kryetari aktual i republikes se Kosoves z.Fatmir Sejdiu. Mbas vdekjes se liderit te kesaj partie, e dime te gjithe se cka ndodhi, u pa se kush cka, kjo parti u nda ne dysh ne LDK dhe LDD.
Te gjithe do ta lakmonim te jemi lider i nje partie apo i nje institucioni, por ne mungese te demokracise ketu ne vendin tone detyrohemi te mos dalim, apo te krijojme rivalitete, brenda partise apo instuticioneve te llojeve te ndryshme.
20/12/2009
Demokracia në PD, në rrezik
nga Aleksander Biberaj
Falenderoj delegatët e Kuvendit Kombëtar për votën që më kanë dhënë, e cila fatkeqësisht nuk është numëruar. Procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, i ka munguar totalisht transparenca, gjë që përbën edhe një cënim të rëndë të themelit të demokracisë, për të mos thënë që manipulimi dhe falsifikimi i votës shënon edhe fundin e demokracisë.
Fatkeqesisht në PD, çdo ditë e më shumë po mbytet fryma intelektuale dhe ajo qytetare, fryma e debatit po zëvendësohet me atë të nënshtrimit dhe të servilizmit ekstrem, fryma e bashkëpunimit po zëvendësohet me atë të klanit dhe të spastrimeve, apo përjashtimeve politike, vendimarrja kolegjiale po zëvendësohet nga vendimarrja klienteliste dhe autoritariste e UNI-t, vlerat po zëvendësohen nga antivlera; fenomene këto tepër negative që po dëmtojnë rëndë të ardhmen e PD-së, por edhe po shuajnë gradualisht traditën, kontributet dhe vetë historinë pozitiviste të PD-së.
Personalisht, po vazhdoj të analizoj situatën e sëmurë rëndë në PD, duke shprehur njëkohësisht edhe bindjen se nuk mund të më nxjerrë nga politika një klikë të korruptuarish që padrejtësisht ka marrë në zotërim PD-në. Duke gjykuar se kam humbur një betejë, por jo luftën, konkludoj se nuk ka gjë më fisnike, qytetare dhe patriotike sesa të luftosh për parimet dhe idealet e lirisë dhe të demokracisë. Ndjehem po aq i motivuar, sa edhe më 8 Dhjetor të vitit 1990.
20/12/2009
Lideri largohet pas humbjeve, jo fitoreve
Modeli i liderit që drejton partinë me dorë të fortë, është me efektiv në rezultat, sesa ai i një lideri që detyrohet të sfidohet nga grupime të pakënaqurish apo sfidantësh të tjerë brenda partisë. Në të kundërt, këto situata paqëndrueshmërie brenda partive, mund të rrezikojnë përcarjen e partisë dhe shpërndarjen e vëmendjes nga debati ndaj rivalëve politikë. Lideri i jep grupimit, mënyrën e tij të organizimit dhe nëse strategjia e tij nuk është e sukseshme, këtë e tregon rezultati i votave në sfidat elektorale. Të njëjtat eksperienca na vijnë jo vetëm nga vendet fqinje, por edhe nga demokracitë e konsoliduara. Ndryshimet në drejtuesit e partive, nuk vijnë si rezultat i sfiduese të brendshëm, por nga humbjet në përballjet elektorale.
Pra, risitë në drejtimin e një partie është e thënë që të vijnë nga jashtë partisë. Pas humbjes së garës elektorale, një lider që ka dështuar në projektin e tij, duhet të dorëhiqet për t’i lënë mundësinë partisë që të provojë një strateg dhe strategji të re për të ardhur në pushtet. Për fat të keq, në PD nuk është respektuar një parim i tillë as në vitet kur popullariteti i Berishës ka qenë në kuotat më të ulëta. Eshtë e kotë që të ngremë një kërkesë të tillë, tashmë që Berisha, në një mënyrë apo tjetër, ka mbajtur PD-në sërish në pushtet.
Për fat të keq, mungesën e këtij standarti dorëheqjeje e vumë re këtë herë edhe në Partinë Socialiste. Lideri socialist preferoi të kërkonte votëbesim nga baza, por duke qëndruar në postin e kryetarit.
Erjon Tase
(SHSHSP ’08)
Leave a comment
You must be logged in to post a comment.
Pyetje liderit
Search
Komentet e fundit
- etase on Kriza politike dhe lëvizja e lirë
- admin on Protesta dhe kriza ekonomike
- anila_2010 on Radikalizimi i protestës së opozitës
- etase on Radikalizimi i protestës së opozitës
- Edlira Gjoni on Protesta dhe kriza ekonomike
Me te lexuarat
- No results available


15/12/2009