rreth nesh
Forumi lindi si një ide dhe administrohet prej studentëve dhe alumnëve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike. Ky web-forum funksionon si një platformë për shkëmbimin e mendimeve mbi politika dhe zhvillime demokratike, që prekin shoqërinë shqiptare dhe më gjerë.
Duke synuar një spektër të tillë, kjo platformë idesh dhe diskutimesh, synon të krijojë një rrjet të gjerë kontaktesh intelektuale brenda dhe jashtë vendit dhe t’i ftojë ata të bëhen pjesëmarrës në këtë projekt konstruktiv. Forumi është i hapur pra jo vetëm ndaj studentëve të SH.SH.S.P., por gjithashtu ndaj kujtdo që kërkon të kontribuojë me idetë e tij në hartimin e politikave dhe zgjidhjeve për çështjet më të rëndësishme të shoqërisë tonë.
Forumi lançon një temë kryesore, e cila trajtohet nëpërmjet debateve të pjesëmarrësve, për një periudhë 2 mujore. Çdo javë prezantohen nëntema, të cilat lidhen me çështjen kryesore dhe që pasurojnë diskutimet dhe këndvështrimet për temën në fjalë. Në krye të periudhës 2 mujore, gjetjet më të mira prezantohen në një forum-debati me aktorë të politikës dhe jetës publike shqiptare si një kontribut apo produkt i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike dhe rrjetit të saj të alumnëve.
Promovimi në mediat partnere i ideve të diskutuara në forum, është gjithashtu një nxitje e mëtejshme për lançimin e vlerave më të mira të pjesëmarrësve të shkollës dhe të gjithë atyre të rinjve intelektualë, të cilët bëhen pjesë e këtij projekti.
Pyetje liderit
Search
Komentet e fundit
- etase on Kriza politike dhe lëvizja e lirë
- admin on Protesta dhe kriza ekonomike
- anila_2010 on Radikalizimi i protestës së opozitës
- etase on Radikalizimi i protestës së opozitës
- Edlira Gjoni on Protesta dhe kriza ekonomike
Me te lexuarat
- No results available
