I pandehuri Mediu në qeveri
Wednesday, September 9th, 2009 | tema e dites | 2 Comments
Një grup analistësh të medias dhe veprimtarësh të shoqërisë civile, kanë inicuar ditët e fundit një peticion kundër përshirjes së z.Fatmir Mediu në kabinetin e ri qeveritar. Shkak i këtij qëndrimi publik, është fakti që z.Mediu është duke u gjykuar si një nga zyrtarët kryesorë që krijuan kushtet për tragjedinë e Gërdecit. A mendoni se ky rikthim në qeveri i kreut të republikanëve, mund të cënojë një proces të rregullt gjyqësor ndaj tij ? A përbën kjo përfshirje e Mediut, një problem politik dhe moral të kryeministrit dhe kabinetit të tij qeveritar ?
Cili do jetë modeli ynë europian
Monday, August 3rd, 2009 | Europa | 2 Comments

Shqiptarët e kanë shprehur në unanimitet dëshirën e tyre për të qënë pjesë e familjes europiane. Ky proçes integrimi ka disa dimensione si dhe modalitete përkatëse dhe perspektivat e zhvillimit të një vendi luhaten mes këtyre modaliteteve. Ashtu si edhe vendet e tjera, që janë bërë së fundi pjesë e BE-së, Shqipëria duhet të gjejë drejtimin e duhur në proçesin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në mënyrë që të përballojë sfidat në një hapësirë të madhe konkuruese. Cilat mendoni se mund të jenë disa nga perspektivat e zhvillimit të Shqipërisë dhe vetë rajonit ballkanik në kuadrin e proçeseve integruese sipas dimensioneve të ndryshme? Si mund të ndikojë debati publik intelektual dhe profesional për këtë çështje?
A mban përgjegjësi lideri i PS
Tuesday, July 28th, 2009 | Zgjedhjet 2009 | 3 Comments
Rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit i ka ndarë në mëdyshje socialistët, nëse lideri i tyre duhet të vlerësohet për faktin se partia e tyre është forca më e madhe në vend, apo nëse ai duhet të largohet për shkak se nuk arriti të sjellë partinë në pushtet. Zërat kundër Ramës në parti, po akuzohen nga pjesa tjetër e socialistëve si tradhtarë, e pse jo në disa rrethe janë marrë edhe hapa për ndëshkimin e “rebelëve”. Një situatë që rrezikon t’i marrë frymën edhe më tej të shumëvlerësuarës demokraci e brendshme e Partisë Socialiste. A mendoni se duhet të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë lideri i PS dhe stafi i tij i ngushtë në rast se organizimi i fushatës, programi dhe përballja elektorale, nuk arritën të sjellin në pushtet forcën që drejton ?
Plotësimi i standarteve zgjedhore
Wednesday, July 1st, 2009 | Zgjedhjet 2009 | 1 Comment
Duke evituar debatin për fitimtarët deri në shpalljen përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ, një tjetër pikë e debatueshme e procesit të 28 qershorit, është edhe respektimi i standarteve. Liderët politikë shqiptarë dhanë për herë të parë nota përmbajtjeje gjatë ditës së votimit, duke krijuar bindjen se kishim hedhur pas krahëve skenarët e mëparshëm. Ndërkohë, raporti paraprak i vëzhguesve ndëkombëtarë, foli me nota kritike për standartet që nisnin shumë më herët se vetë dita e votimit. Duke i shtuar kësaj panorame edhe derivimin e mëtejshëm të ngjarjeve gjatë procesit të numërimit, a mendoni se zgjedhjet i plotësuan vërtetë standartet demokratike ? A duhet të matemi nga të huajtë me të njëjtën peshore të vendeve të tjera europiane, kur vijmë nga një eksperiencë krejtësisht e kundërt ?
Fushata e nxehtë elektorale
Saturday, June 13th, 2009 | Zgjedhjet 2009 | 4 Comments
Takimet elektorale kanë filluar shumë më herët se të startonte zyrtarisht fushata elektorale. Secila forcë ka nisur të ravijëzojë taktikat e saj dhe objektivat me të cilat do të shkojë drejt fitores në 28 qershor. Ndryshe nga fushatat e tjera, kjo është një fushatë më e qetë dhe me nota më të kulturuara. Gjithashtu, e gjithë beteja elektorale është e përcaktuar tek lideri i partisë më tepër sesa tek kandidatët, më tepër tek këngët dhe sloganet sesa tek paraqitja e programeve të detajuara. A mendoni se kemi të bëjmë me një zhvillim pozitiv apo negativ në jetën politike? Cilat janë pikat e dobëta dhe të forta të fushatës së fundit?
Korrupsioni, a është fituar beteja?
Thursday, May 14th, 2009 | tema e dites | 2 Comments
Lufta ndaj korrupsionit ishte “kali i betejës” me të cilin erdhi në pushtet në vitin 2005 mazhoranca aktuale. Gjatë këtyre katër viteve të qeverisjes, ka patur shumë zyrtarë të arrestuar për korrupsion nga vetë përfaqësuesit e administratës, ndërkohë që janë bërë publike edhe shumë akuza nga opozita dhe mediat për afera korruptive të sferave të larta të pushtetit.
A mendoni se është luftuar në masën e duhur korrupsioni ? A e ka fituar betejën e premtuar mazhoranca?
Modeli i politikanit, të rinjtë apo të vjetrit?
Tuesday, April 28th, 2009 | tema e dites | 4 Comments
Cikli i emisioneve quhet ‘Kush fiton” zgjedhjet. Debati ynë mund të detajohet më tej: Kush fitoi në përballjen televizive, modeli i politikës së re apo asaj të vjetër? Sërish emisioni “Opinion” ka ngjallur debate me prezantimin e të rinjve të ardhur në politikë. Këtë herë, përballja e Elisa Spiropalit me Edi Palokën, nxorri në pah se sa të ndryshëm mund të jenë modelet e moderimit dhe akuzave të politikanëve të brezave të ndryshëm.
A mendoni se fitoi (humbi) Spiropali apo Paloka nga kjo përballje?
Këtë debat mund ta ndiqni online në :
http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=400#
Si zgjidhen “Kartat e Identitetit”
Tuesday, April 21st, 2009 | tema e dites | 8 Comments
Procesi i pajisjes me karta identiteti të votuesve shqiptarë ka hyrë në pikë mjaft delikate dhe bashkë me të edhe suksesi i procesit zgjedhor të 28 qershorit. Opozita ka bojkotuar parlamentin dhe kërcënon me protesta nëse nuk do të hiqet ajo që cilësohet prej saj « taksa e votës ». Kur kanë mbetur vetëm pak javë nga mbyllja e cdo mundësie për të pajisur të gjithë qytetarët pa pasaporta me karta identiteti, qeveria nuk ka dhënë ende një sinjal lëshimi në këtë aspekt.
Si mendoni se mund të zgjidhet kjo cështje që rrezikon kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve apo vlerësimin ndërkombëtar ndaj tyre.
Shqipëria në NATO, politika ende
Thursday, April 2nd, 2009 | tema e dites | 8 Comments
Jemi më në fund pjesë e aleancës më të madhe ushtarake të botës. Prania në këtë aleancë sigurisht që nuk lidhet vetëm me standartet ushtarake, por edhe me ato politike, ekonomike dhe sociale të një vendi. Politika shqiptare ka nisur tashmë betejën për të marrë meritat e këtij momenti dhe kjo u pa jo vetëm në debatin e djeshëm në “Top Story” mes zonjës Topalli dhe z.Ruci, por edhe në ndarjen në dy festime në sheshin Skënderbej: Bashkia dhe kryetari i saj i ftojnë qytetarët të festojnë më datë 4 prill, ndërsa kryeministri në datë 5 prill. Si e komentoni këtë situatë të politikës edhe në këtë ditë të shënuar? A i ka plotësuar standartet e NATO politika shqiptare?
Sondazhet, fjala e fundit e të “vegjëlve”?
Friday, March 27th, 2009 | Zgjedhjet 2009 | 2 Comments
Sërish sondazhe, por këtë radhë është Partia Demokratike që fiton me 45.6% të votave. Ky është rezultati që publikoi qendra “Gani Bobi” në TV Klan. Me gjithë ndryshimin e fituesit, që në “Top Channel” rezulton PS-ja e në “TV Klan” PD-ja, të dy sondazh-bërësit e nxjerrin LSI-në në vend të tretë e G99 në vend të katërt në zgjedhje. Gjithashtu, asnjëra nga Partitë e mëdha nuk e kalon dot pragun për të qeverisur e vetme.
Për të djathtën, nëse marrim për bazë sondazhin e “G.Bobit”, 45.6% të PD-së, edhe po i shtove 1% të partisë së Mediut, fitorja mbetet e dyshimtë. Nëse PS-ja merr 42.5%, duke i shtuar edhe 2.3% të G99, grupimi shkon në 44.8% (pra shumë afër PD-së). Por, nëse të majtës i shton edhe 6.2 përqindëshin që thuhet se do marrë dyshja LSI-PSV ‘91, atëherë rezulton që e majta shkon në 51%.
Po ta interpretosh ndryshe, me këtë 6.2%, i bie që të jenë Ilir Meta dhe Petro Koci ata që do të vendosin se kush do të qeverisë.
Si i shihni ju këto sondazhe të fundit dhe rezultatet e tyre? Sa po ndikojnë në politike dhe në elektorat?
Pyetje liderit
Search
Komentet e fundit
- etase on Kriza politike dhe lëvizja e lirë
- admin on Protesta dhe kriza ekonomike
- anila_2010 on Radikalizimi i protestës së opozitës
- etase on Radikalizimi i protestës së opozitës
- Edlira Gjoni on Protesta dhe kriza ekonomike
Me te lexuarat
- No results available








